Write a Review Add Photos More

Spitali Amerikan Prishtinë

1 review

Në ditët e para të 2006 Spitali Amerikan, hapi dyert me një premtim ambicioz dhe një përgjegjësi të madhe: t’u sillte pacientëve shqiptarë atë çka ata meritonin, atë çka shpesh kërkonin jashtë kufijve të Shqipërisë, atë që mjekësia shqiptare, me gjithë talentin e përkushtimin e mjekëve, në mungesë të kushteve dhe teknologjisë nuk ua kishte ofruar: diagnostikimin dhe trajtimin me standardet më të larta të mjekësisë moderne.

Hapat e para të këtij spitali drejt pacientëve shqiptarë filluan pikërisht nga zemra. Investimi ambicioz turko shqiptar, me ndihmën shumë të vyer të qeverisë shqiptare u fokusua fillimisht në kardiologji dhe kardiokirurgji duke ofruar kështu nën kujdesin e një ekipi shumë të përzgjedhur, gjithçka që eksperienca botërore e kirurgjisë së zemrës ofron.

Nën drejtimin e profesorëve me emër në katedrat e kardiokirurgjisë në Ankara, Stamboll e Huston, ekipi i përbërë fillimisht nga 72 punonjës filloi intensivisht punën me raste mjaft të komplikuara të patologjive kardiake.

Me një numër mesatar prej 100 pacientësh në muaj laboratori i hemodinamikës gjatë vitit të parë realizoi në mënyrë 100% të suksesshme mbi 1200 procedura koronarografie dhe mbi 350 raste revaskularizimi.

Një prej arritjeve të kardiologëve të këtij spitali ishte realizimi për herë të parë në Shqipëri i koronarografisë dhe revaskularizimit të arterieve koronare në gjendje akute të infarktit të miokardit, e thënë ndryshe: jetë të shpëtuara falë transportit me helikopter ambulance dhe ndërhyrjes së shpejtë të stafit të kardiologëve të specializuar dhe kurajozë.

Një tjetër risi ishin studimi elektrofiziologjik dhe ablacionet që për herë të parë në Shqipëri u realizuan nga profesorë dhe mjekë kardiologë të këtij spitali.

Nga defektet e lindura e problemet e sistemit valvular në kirurgjinë e aortës e bypasset, nga aorta ashendente në arteriet karotide e femorale, çdo kardiopati tashmë është e operueshme pranë këtij spitali që ka kryer 680 ndërhyrje në zemër brenda vitit të fundit.

Në nëntor 2007 spitali sfidoi një tjetër tabu të mjekësisë shqiptare duke realizuar për herë të parë në vend transplantin e parë të një organi: atë të veshkave.

Mbështetur fuqishëm nga qeveria shqiptare, Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Mbrojtjes, ekipi i përbërë nga mjekë shqiptarë, turq, austriakë e amerikanë realizoi suksesshëm 2 transplantet e para falas duke u dhënë jetë dy pacientëve krejt të rinj në moshë dhe duke hedhur kështu firmën nën një tjetër arritje që përkoi me ditëlindjen e parë të spitalit.

Bashkëpunimi i suksesshëm i mjekësisë shqiptare me atë ndërkombëtare kishte marrë edhe vlerësimin e drejtuesve të dy vendeve që bashkë hapën dyert e reja të Spitalit Amerikan në mars 2008.

Transplanti i veshkave, tashmë ndërhyrje rutine në këtë spital, bëri që t’i kushtohet një dedikim i veçantë pacientëve me insuficiencë renale për të cilët u ngrit qendra e parë private e dializës në vend me një kapacitet prej 16 shtretërish dhe që do u shërbejë rreth 160 pacientëve në muaj.

Në ambiente të reja ndërtuar me standarde bashkëkohore, me një staf të konsoliduar prej 150 vetash, në verën e 2008, spitali hodhi një hap tjetër shumë të rëndësishëm, bashkoi suksesin e padiskutueshëm të mjekësisë moderne me forcën e investimit amerikan nën emrin American Hospital.

Me një identitet të ri, me një investim akoma më të madh e serioz të aksionarëve të rinj BCM, si dhe me premtimin e një shërbimi me standardet perëndimore, Spitali Amerikan ka hapur tashmë dyert me gjithë shërbimet që një spital i standardeve perëndimore ofron.

Nga kardiologjia, në kirurgjinë estetike, nga gastroenterologjia në otorinolaringologji, nga ortopedia në onkologji, nga okulistika në radiologjinë e avancuar. Çdo patologji do të mund të kurohet tashmë në American Hospital.

Qendra e radiologjisë së avancuar, me aparaturat unike jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon, do të lehtësojë diagnostikimin saktë dhe shpejtë atëherë kur metodat e tjera janë të pamjaftueshme. Skaneri me 64 detektorë ka filluar të sfidojë dukshëm metodat invazive të koronaroangiografisë dhe Rezonanca Magnetike 1.5 Tesla ofron metodat më të fundit në fushën e saj.

Qendra e okulistikës, një prej investimeve më serioze të Spitalit Amerikan, ka filluar tashmë t’iu shërbejë pacientëve të të gjithë rajonit në kirurgjinë refraktare me laser, probleme të kataraktit, glaukomës, retinës etj.

Mjekët kirurgë nga Amerika e Turqia, rishtazi bashkëngjitur stafit të American Hospital, do të plotësojnë kërkesat e pacientëve shqiptarë, jo vetëm për problemet funksionale, por edhe ato estetike, duke e bërë kirurgjinë plastike një nga armët e forta e prioritetet e këtij spitali.

Reviews

2.0
1 review
5 0
4 0
3 0
2 1
1 0

Trim Salihu
1 Friend
57 Reviews
Message
I'm waiting for 8 hr for blood work. I paid more 50€ everywhere is 15€ to 20 .I paid for quality but I'm not satisfaction. (staf is ok .) sombody say i have problem with machine but this is not excuse. I can't believe amerikan hospital .big name but to say that is not excuse . .☹☹ I'm not happy.. + more
February 2018